×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Tahiri i AAK-së: Kandidatit tonë po i pamundësohet kandidimi për një gjobë 18 euro

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 21:09

    Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka thënë se kandidatit të kësaj partie po i pamundësohet kandidimi për deputet për një gjibë 18 euro.


    Tahiri thotë se AAK është goditur rëndë nga ky interpretim.

    “AAK është goditur në mënyrën më të paparaparë. Shemsedin Dreshaj ka një gjobë trafiku prej 18 euro, e cila madje e ka kaluar kohën prej 3 viteve”, tha Tahiri në RTV Dukagjini.

    “AAK është dëmtuar, derisa kemi 4 kandidatë që për gjoba s’po mundem me kandidu. AAK është dëmtuar. Ne e kemi dërguar ankimin tonë për Shemsedin Dreshajn dhe 3 të tjerët. Nuk munden me na heq emrat nga listat në këtë formë”, tha tutje Tahiri.

    Ai ka përmendur edhe rastin e një kandidateje tjetër, e cila është një nga emrat që KGJK ia ka dërguar KQZ për moscertifikim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!