×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Valdete Daka ndjehet e kërcënuar pas deklaratave të Glauk Konjufcës

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 23:50

    Pasi Glauk Konjufca në “Debat Plus” drejtoi gishtin nga Valdete Daka për mos certifikimin e Kurtit ka reaguar kjo e fundit.


    Daka, pas deklaratave të Glauk Konjufcës, është ndjerë e kërcënuar.

    Moderatori Ermal Panduri thotë se Daka ka kërkuar hapësirë mediale, por që për shkak të gjendjes emocionale e ka të pamundur të kyçet në debat.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbaton vetëm Ligjin e zgjedhjeve”, ka thënë Daka në mesazhin që e ka lexuar moderatori Ermal Panduri.

    Konjufca ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.

    “Personi që në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!