Kreu i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj thotë se gjatë këtyre ditëve të fushatës, janë takuar me të gjitha moshat, e shtresat e Kosovës, ku ka prezantuar projektin e Nismës Bashkë për Shtetin!
Limaj ka thënë se qytetarë të shumtë anekënd vendit i kanë dhënë mbështetje projektit sepse është projekt që afron e bashkon njerëz me energji pozitive e në shërbim të vendit.
“Sot projekti ynë “Bashkë për shtetin”, ka ngritur të gjithë në këmbë të të gjitha moshave, që nuk e duanë gjuhën helmuese dhe të mashtrimeve dhe po i bashkohen projektit që ofron e qe bashkon të gjitha qytetarët për të forcuar dhe ndërtuar shteti.”, ka thënë Limaj për “Ekonomia Online”.
“Po rrehin gjoks që pa mua nuk bëhet shteti, pa mua nuk çlirohet, pa mua nuk zhvillohet Kosova, pa mua nuk mbrohet Kosova. Nuk është ashtu, Kosova ka ardhur këtu bashkë,duke iu falënderuar atyre baballarëve e intelektualëve, e punëtorëve, studentëve, vajzave dhe djemve të rinjë dhe gjithë Kosovës ka ardhur projekti i lirisë të Kosovës dhe projekti i Pavarësisë. Ne nuk heqim dorë, dhe është shpërblyer vendosshmëria jonë”, deklaroi Limaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.