×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Policia vihet në kërkim edhe të dy djemve të Mefail Shkodres, dyshohen për vrasjen e trefishtë në Gjilan

    Reporteri
    10 Gusht 2025 | 18:07

    Policia e Kosovës përveç Mefail Shkodrës, është vënë në kërkim edhe të dy djemve të këtij të fundit, Edonis dhe Engjull Shkodrës, që dyshohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit, shkruan Reporteri.net.

    Policia ka publikuar fotot e Mefailit dhe dy djemve të tij, ku kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre të lajmërojnë policinë.

    Njoftimi i plotë nga Policia:

    Policia e Kosovës shpall në kërkim personat:

    Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.

    Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!