×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi

    Samiti i Planit të Rritjes së BE-së mbledh nesër liderët e rajonit në Tiranë, Kurti përfaqëson Kosovën

    Reporteri
    20 Nëntor 2025 | 12:49

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet më 21 nëntor, e premte, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

    Ndërkaq sonte, kryeministri Kurti merr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti, ka njoftuar Kryeministria përmes një njoftimi.

    Më datë 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

    Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!