×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Debat Plus

    “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    Reporteri
    20 Prill 2026 | 14:19

    “Këto dosje do ta trondisin Kosovën!”, është paralajmërimi i autorit të “Debat Plus”, Ermal Panduri, për ciklin e ri të emisioneve, shfaqjen e të cilëve, e ka paralajmëruar të ndodhë shumë shpejtë.

    “Kanë tentuar t’i fshehin dhe të mos hapën kurrë”, thuhet në promon e emisionit, të publikuar nga vetë Panduri.

    “Mijëra shqiptarë të ndjekur dhe spiunuar nga UDB-ja, por edhe nga vet sigurimi i shtetit shqiptar”, thuhet tutje në promo, derisa paralajmërohet zbulimi i disa të vërtetave rreth ngjarjeve historike, nga organizimit të demonstratave të vitit 1981 deri tek vrasja e vëllezërve Isuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

    “Kush i organizojë demonstratat e vitit 1981. Kush kë e spiunonte, kush kë e tradhtoi? Kush nxori emra të shokëve në procese gjyqësore. Kush qëndron pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës? 12 plumba një mesazh. Një vrasje që nuk u mbyllur kurrë?”.

    “E vërteta nuk është ajo që mendoni!”, thuhet në promo.

    Dosjet po hapen… Së shpejti, në “Debat Plus” me Ermal Panduri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!