×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Ambasada amerikane kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen që autorët të mbahen përgjegjës

    Reporteri
    24 Shtator 2026 | 10:33

    Ambasada e SHBA’së në Prishtinë tha se sot, në trevjetorin e sulmit terrorist të Banjskës ku u vra polici Afrim Bunjaku, i bashkohet Kosovës në nderimin për të.

    Ambasada përsëriti thirrjen e saj që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.

    “I bashkohemi Kosovës në nderimin për zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”.

    Edhe ambasada të tjera në vend bënë thirrje që autoritetet serbe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e sulmit terrorist, shumica e të cilëve gjetën strehim në Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!