×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Policia jep detajet

    Cigare të kontrabanduara në një veturë me targa serbe, arrestohet shtetasi i Serbisë në Leposaviq

    Reporteri
    24 Shtator 2026 | 12:02

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24 shtator, njësitë policore nga Departamenti për Kufi kanë ndaluar një automjet me targa serbe në fshatin Bare të komunës së Leposaviqit, në vijën kufitare me Serbinë.

    Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një shtetas i Serbisë, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur mallra të kontrabanduara.

    Në automjet janë gjetur pako dhe shteka me cigare të llojeve të ndryshme.

    Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare”.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa cigaret e konfiskuara i janë nënshtruar procedurave të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!