×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / FOTO

    Pasi heshti për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Gërvalla kufizon komentet në Facebook

    Reporteri
    24 Shtator 2026 | 13:17

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kufizuar komentet në postimet e saj në rrjetet sociale, ndërsa deri më tani nuk ka reaguar publikisht për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

    Pas shpalljes së aktgjykimit, Gërvalla, e cila drejton Ministrinë e Drejtësisë, nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale dhe dënimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

    Ndërkohë, në postimet e ministres në rrjetet sociale, komentet janë të bllokuara, kështu që qytetarët nuk mund të komentojnë publikisht nën publikimet e saj.

    Në një postim sot ajo ka kujtuar tre vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, por komentet janë të kufizuara.

    Ajo ka kufizuar komentimet edhe në disa poste të muajit shtator.

    Gërvalla ka qenë në qendër të kritikave edhe më herët për qëndrimet e saj lidhur me Gjykatën Speciale dhe çështjet që lidhen me ish-krerët e UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!