×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Cllevio reagon nga spitali pas një ndërhyrje: Jam mirë, nuk dua t’i gëzoj ata që më duan të vdekur

    Reporteri
    24 Shtator 2026 | 15:19

    Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka reaguar nga spitali pas një ndërhyrjeje që, sipas deklaratës së tij, lidhet me zemrën.

    Në një video-mesazh për ndjekësit, ai foli për gjendjen shëndetësore dhe falënderoi mjekët, stafin e spitalit dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje.

    “Unë jam në një lloj gjendje që as arterie nuk kam më, që do të thotë me më ndodh prapë është problem. Normal që pi shumë duhan, më tha ta lë”, u shpreh Cllevio.

    Ai tregoi se dëshironte të komunikonte me ndjekësit menjëherë pasi doli nga operacioni, duke theksuar se ndihet mirë dhe nuk dëshiron të viktimizohet.

    “Doja të tregoja se sa dola nga operacioni. Falënderoj doktorin, spitalin. Ju falënderoj që me një mesazh edhe koment më jepni energji të mirë. Jam mirë, nuk viktimizohem”, tha mes tjerash.

    Cllevio u shpreh gjithashtu se dëshiron të fokusohet te qetësia dhe rikuperimi, duke treguar se në spital po lexon edhe një libër.

    “Nuk dua t’i gëzoj këta që më duan të vdekur, nëpër burgje. Kështu që ju përqafoj. Po lexoj një libër tani. Do mundohem të qetësohem. Mos iu rënshin këto hallet që më bien mua. Shihemi shumë shpejt”, përfundoi Cllevio.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Cllevio Fanpage (@cllevio_)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!