×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    ​Ben Affleck kërkon ta ketë ish-gruan në film

    Reporteri
    22 Shtator 2026 | 23:52

    Ben Affleck donte që ish-bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Jennifer Garner, të luante rolin e bashkëshortes së tij në ekran në filmin “Animals”, sipas Entertainment Tonight.

    Filmi fillimisht ishte planifikuar që Affleck të ishte regjisori dhe Matt Damon të luante rolin kryesor, ndërsa ai donte që Garner të luante përballë Damon. Përfundimisht, aktori u detyrua të largohej nga filmi duke e detyruar Affleck ta merr përsipër rolin e tij.

    “Fola me Jenin, dhe ajo më tha: ‘Nuk duam ta bëjmë këtë. Thjesht do të sillni me vete gjithë atë bagazh.’”, tha Affleck.

    Roli përfundimisht iu dha aktores Kerry Washington. Megjithatë, Ben Affleck ende shpreson që të ribashkohet me ish partneren në ekran në të ardhmen.

    “Ajo është e mrekullueshme, jemi miq shumë të mirë dhe i jam thellësisht mirënjohës. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Do të doja ende të punoja me të në të ardhmen”, kishte thënë më tej aktori.

    Filmi do ta ketë premierën e tij më 9 tetor të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!