Ylli me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, pas gati dy muajsh, është kthyer sërish në vendlindjen e saj, Prishtinën.
Këtë herë, Dua Lipa në Kosovë po qëndron për arsyeje familjare.
Ajo është prezente në dasmën e djalit të hallës së saj, And Gjakovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ceremonia ku prezente është edhe këngëtarja me famë botërore, po zhvillohet sonte në Prishtinë.
Gazeta online Reporteri.net, ka siguruar pamje nga brenda kësaj dasme, e në të cilat Dua Lipa shihet duke e “kallë” atmosferën, duke vallëzuar në ritmet e muzikës tradicionale të dasmave shqiptare.

Dua Lipa së fundi në Kosovë ka qëndruar edhe para rreth 2 muajsh – në fund të korrikut dhe fillim të gushtit 2026 – kur ajo ishte e pranishme në festivalin “Sunny Hill”, që organizohet nga vet ylli kosovare-britanike, dhe babai i saj Dukagjin Lipa.
