×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pal Lekaj i AAK-së ngritë dyshime për falsifikim të Dekretit nga Vjosa Osmani

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 21:54

    Pas analizës të publikuar dje nga Gazeta Online “Reporteri.net” lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme ku u ngritën dyshime se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shkelur procedurat kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit dhe të zgjedhjeve ka reaguar edhe ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.


    Lekaj tani në një postim të bërë në Facebook ka ngritur dyshime se Vjosa Osmani mund të ketë bërë falsifikim dokumentash, shkruan Reporteri.net

    Më poshtë keni reagimin e Lekajt:

    Në nguti për të ju pershtatur liderit të saj, “juristja” Vjosa Osmani, nën petkun e u.d. të Presidetes, na paska derguar në zgjedhje duke i shkelur procedurat Kushtetuese.
    Kjo histori po shkon më larg se kaq, deri te dyshimi për falsifikim dokumentash.
    Egoja e madhe për pushtet e ka shtyrë atë në gabime amatoreske procedurale të pa logjikshme.
    Kosova nuk ka nevojë për Presidentë të tillë.

    Ndryshe, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka raportuar dje se si zyra e U.D. së Presidentes së Kosovës ka shpallur fillimisht zgjedhjet e më pastaj ka nxjerrë dekretin për shpërbërjen e Kuvendit.

    E një analizë e punuar nga juristë dhe ekspertë Kushtetues për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ nxjerrë fakte se ky lëshim i presidencës, sikurse edhe mos botimi i dekretit në Gazetën Zyrtare, janë shkelje të Kushtetutës dhe procedurave të saj.

    Pas publikimit të artikullit dhe analizës, Zyra e U.D. të Presidentes së Kosovës ka reaguar duke e nxjerrë për herë të parë, pas gati një muaji, në publik, dekretin për shpërndarje të Kuvendit.

    Me publikimin e këtij dekreti, Zyra e u.d. të Presidentes ka konfirmuar raportimin se dekreti është nxjerrë pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve më 14 shkurt 2021. Kjo është lehtë e vërejtshme, vendimi ka numër 02/2021, ndërsa dekreti 03/2021. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!