×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Peci: Koalicioni VV-Lista Guxo nuk ka përçarje, do të vazhdojmë bashkë edhe në zgjedhje komunale

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 22:57

    Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka folur lidhur me koalicionin parazgjedhor VV-Lista Guxo, e që njëherit edhe po qeverisin me shtetin.


    Peci u pyet se a është e vërtetë se ka përçarje në mes të këtij koalicioni.

    “Të gjitha këto janë të pavërteta. Përgjigja më e mirë për këto është adresimi i Kurtit në Këshillin e VV’së dhe tha se do të vazhdojmë partneritetin me Listën Guxo”, është shprehur Peci në emisionin DPT te Fidani në T7.

    “Ky është argumentim se nuk ka plasaritje mes koalicionit e as në mes të kryeministrit dhe presidentes”.

    “Do të vazhdojmë me një bashkëpunim të ngushtë sic e kemi pasur deri tash”, shtoi Peci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!