Pakënaqësitë në Listën Serbe sa i përket të zgjedhurve për të garuar në zgjedhjet lokale janë rritur.
Pasi kjo parti pati përçarje në Graçanicë e Novobërdë, tash telashe të këtij lloji ka edhe në Kllokot, shkruan Raporto.
Janë dy anëtarë të Listës Serbe, që do të garojnë në zgjedhjet e Tetorit, si kandidatë të pavarur për Komunën e Kllokotit.
Këta dy anëtarë janë, Strecko Spasic dhe Sasa Mirkovic.
Të njëjtit, në KQZ kanë dorëzuar kandidaturën për kryetar të Komunës Kllokotit dhe për Kuvendin Komunal.
Për përçarjet e Listës Serbe, një ditë më parë presidenti Aleksandër Vucic nga Serbia u ka bërë thirrje për unitet, pasi sipas tij interesat e serbëve ruhen vetëm në atë mënyrë.
Kujtojmw se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq. “Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.