Dogana e Kosovës ka konfiskuar 571 gramë substancë të dyshuar të llojit kokainë, në një linjë të autobusit ndërkombëtarë, në pikën kufitare në Merdare.
Sipas njoftimit të Doganës, ky autobus po qarkullonte në linjën Gjermani-Kosovë.
Kjo sasi e drogës është gjetur në një valixhe.
“Merdare 3 dhjetor 2021 oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave nderkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valigjeve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë tëlllojit kokainë. Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.