UNMIK-u ka konfirmuar mbështetjen për institucionet e Kosovës dhe të palëve të tjera me interes, në përpjekjet për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke përfshirë edhe brenda kontekstit të krizës aktuale të COVID-19.
Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, UNMIK-u bëri thirrje që të drejtat e njeriut të vendosen në qendër të reagimit ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjes nga kjo pandemi, posaçërisht në avancimin e barazisë, si dhe përfshirjes e mosdiskriminimit në këtë proces.
“Si në Kosovë, ashtu edhe në mbarë botën, pandemia COVID-19 ka thelluar pabarazitë që kanë ekzistuar më parë, duke ndikuar në mënyrë disproporcionale në një numër të madh njerëzish që gjenden në situata të cenueshme. Brenda këtij konteksti, UNMIK-u inkurajon institucionet e Kosovës që në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me palët e tjera të interesit të sigurojë që të gjitha komunitetet të mund të gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre, me theks të veçantë në sigurimin që askush të mos lihet anash”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.