×
  • Lajme
  • Lajme

    Termokosi premton: Do ta heqë nga faturimi ditën e sotme

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 16:34

    Ndërmarrja publike Termokos ka konfirmuar se për shkak të ndërprerjes së ngrohjes, nuk do ta përfshijë atë në faturën e muajit dhjetor, shkruan Reporteri.net.

    Afërdita Uka, zëdhënëse për media në Termokos, konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net se nuk do të ketë faturime për ditën e sotme.

    Termokosi sot ndërpreu ngrohjen duke thënë se kjo po ndodh për shkak të pamundësisë të furnizimit me avull nga KEK-u. Nga KEK-u më vonë kanë deklaruar se kjo do të rregullohet të enjten.

    Termokosi ka thënë se është i gatshëm që nëse s’rregullohet nga KEK-u, nga e enjtja të aktivizojë mazutin për ngrohje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!