Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq, shkruan Reporteri.net.
Këtë vizitë Kurti e bëri i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ai i Punës e Financave, Hekuran Murati.
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë që një prej blloqeve është kthyer në punë.
“Do të ketë nevojë për një hulumtim, ekspertizë e lartë që të konstatohet defekti. Menaxhmenti më njoftoi se turbinat e gjeneratorit janë dëmtuar dhe kur kanë rënë poshtë e kanë dëmtuar një pjesë që ka bllokuar blloqet. Sot kemi edhe nga Kosova B 280 mgv. Do të vijë një ekspert gjerman i cili do të nisë hetimet”, u shpreh Kurti.
Ndërkohë, menaxheri i prodhimit ka siguruar kryeministri Kurti se asnjë nga punëtorët nuk kanë bërë diçka të qëllimshme që të ketë prishje të blloqeve.
Kurti po ashtu ka thënë se prioritet i Qeverisë mbetet të ketë çmime të përballueshme për qytetarët, sa i përket energjisë e ngrohjes.
“Me bllokun e “Kosovës B”, do të jemi në një vijë që të mos kemi devijim”, tha ai.
Në agjendë, është e paraparë që pas përfundimit të kësaj vizite, Kurti do të shkojë edhe në Termocentralin “Kosova A” në këtë qytet./Reporteri.net/