Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, do të dalë në konferencë për media, pas eskalimit të debatit me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Konferenca e Musliut do të fillojë në orën 16:00.
“Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, mban sot Konferencë për media”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Ndryshe, deputetja Musliu dhe ministri Peci kanë eskaluar në debatin e sotëm gjatë raportimit të ministrit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Musliu e ka quajtur Pecin rrugaç dhe e ka gjuajtur në fytyrë me ujë.
Pas kësaj, deputetja e ka lëshuar mbledhjen e komisionit.
Ndërkaq ministri Peci ka deklaruar se në ministrinë që e drejton, nuk do të ndalet në luftimin e korrupsionit dhe krimit.
“Nuk ka hajni mo…edhe dostave të Ganes, nuk ka me vjedhë më në ministri. N’daq gjuni më ujë, n’daq më plumba, qysh keni gju ma herët, po nuk ka bir nane që e ndal Faton Pecin prej Ministrisë së Bujqësisë me e luftu krimin edhe korrupsionin”, ka deklaruar Peci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.