Të arrestuarit e djeshëm për vilat në Brezovicë, do të dalin sot para gjykatës ku edhe pritet të merret vendim për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e përkohshme të lirisë.
Seanca gjyqësore pritet të filloj pas pak minutash. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zyrtarja ligjore në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Gentiana Hoxha.
“Seanca ende nuk ka filluar, pritet të filloj nga çasti në çast pasi që të arrijnë të gjitha palët”, tha Hoxha.
Në mesin e të arrestuarve në aksionin e djeshëm janë ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, drejtori i Urbanizmit në këtë komunë Dimitrije Raçiqeviq, e disa zyrtarë e pronarë biznesesh.
Të dyshuarit u arrestuan në një operacion të nisur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, i cili u zbatua nga Policia e Kosovës nën koordinim e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti e keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, për ndërtimin e shtëpive dhe objekteve malore në Brezovicë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.