Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se të martën të gjitha rrugët që menaxhohen nga kjo ministri janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të pandërprera të borës.
Të hënën, disa rrugë që menaxhohen nga kjo ministri u raportua se janë vështirë të kalueshme, por MMPHI-ja ka thënë se si rezultat i aktivitetit të gjithë natës nga operatorët e pastrimit rrugët janë të qarkullueshme.
Moti i lig, shkaktohen mbi 80 aksidente gjatë ditës së djeshme në Kosovë
“Ju informojmë se pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi. Po ashtu ju informojë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në njoftim.
MMPHI-ja ka përsëritur apelin për kujdes të shtuar në ngasje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.