Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi, ka treguar se kur e kishte kuptuar se i është rikthyer tumori, pas nëntë vitesh.
Matoshi tha se kur kishte hyrë në shtëpinë e Big Brother për ta befasuar shoqen e saj Arjola Demirin, ka pasur marramendje.
“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor”, ka deklaruar ajo në emisionin “Goca dhe gra”.
Matoshi tha se nuk donte t’i tregonte askujt për sëmundjen, por pastaj këtë e ktheu në forcë për të tjerët.
“Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër”, ka shtuar ndër të tjera ajo.
Matoshi nuk la pa e përmendur edhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë nga ndjekësit dhe të gjithë të afërmit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.