×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Burrit i bëhet gjuha e zezë dhe me qime për shkak të dietës

    Reporteri
    12 Mars 2022 | 22:13

    Gjuha e një burri u bë e zezë dhe me qime pas një diete nga e cila pësoi sulm në tru.

    Pacienti indian, në të 50-at e tij, ka ngrënë ushqime të përzier dhe supa për dy muaj dhe kjo ka bërë që gjuha e tij të ketë lëkurë të vdekur dhe baktere.

    Pacienti u dërgua në spital pas dy muajsh kur gjuha e tij e zezë kishte njolla të verdha si pasojë e ngecjes së ushqimit në ‘qime’.

    Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë Orale, deri në 13 përqind e të rriturve vuajnë nga “gjuha me qime të zeza” në një moment të jetës së tyre në shkallë të ndryshme.

    Gjendja çuditërisht e zakonshme shpesh shkaktohet nga higjiena e dobët e gojës, por është vërejtur te njerëzit që hanë kryesisht ushqime të buta.

    Ushqimet më të forta heqin qelizat e vdekura nga gjuha ndërsa hamë dhe dentistët rekomandojnë që ta lani gjuhën dy herë në ditë për ta mbajtur atë të pastër, transmeton Klankosova.tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!