Prej disa javësh në Shqipëri raportohet se rreth 1 milion pula kanë ngordhur ndërsa më 19 mars u konfirmua edhe prania e gripit të shpendëve. Frika për konsumin e pulave dhe vezëve është rritur bashkë me përhapjen e gripit të shpendëve. Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani gjatë një emisioni televiziv tregoi se si qytetarët mund të kuptojnë nëse veza apo mishi i pulës që po konsumojnë është i infektuar me gripin e shpendëve apo jo.
Çdo njeri duhet të marrë vezën dhe e çan, nëse shikon që ajo rrjedh menjëherë, pra nuk është e ngjitur me të verdhën, ai menjëherë duhet ta ndalojë konsumin e kësaj veze. Nëse shikon pulën që është e zbutur, ka marrë ngjyrën e hirtë, prapë nuk duhet ta konsumojë. Por nëse e konstaton që është në rregull, detyrimisht nuk duhet ta mbajë në ambient, por në frigorifer me temperaturë 4 gradë.
Më tej ai tregoi se çfarë simptomash kanë njerëzit në rast se infektohen me gripin e shpendëve.
Nëse infektohemi, kemi lodhje shumë të fortë të organizmit, marrje mendsh, duhet të shkëputemi nga të tjerët dhe të shkojmë të bëjmë analizat. Duke qenë se pelikani ka ndodhur në Greqi, kjo do të thotë që sëmundja po bie si shi, se kjo është më e keqja përhapja mes ajrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.