×
  • Show Time
  • Show Time

    Luiz Ejlli me postim në “Instagram”, ironizon keq me Meridian Ramcajn

    Reporteri
    19 Maj 2023 | 15:18

    Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në “Instagram” ku duket që ka ironizuar në skajshmëri me ish-banorin e BBVA 1, Meridian Ramcaj, pasi ky i fundit gjatë kohës sa Ejlli ishte brenda shtëpisë së famshme kishte pretenduar se e njihte moti dhe se e kishte shumë shok.

    Megjithatë gjërat kanë ndryshuar pasi Luiz Ejlli ka dalë jashtë dhe ka treguar se s’ka kurrfarë miqësie me Meridian Ramcajn. Në një intervistë për Top Channel kur ishte pyetur për këtë, Ejlli i kishte thënë moderatorit se “Meridianin e njohë, sa të njohë edhe ty”.

    Ejlli e ka thumbuar Ramcajn edhe me fotofgrafinë që ka publikuar sot, duke thënë se “Karrigia me tha qe njihemi prej kohesh, sepse kemi dhe foto bashke?”./Express/

    Luizi mohoi shoqërinë, Meridiani i nxjerr të vërtetat: Kemi shkuar në Paris me të fejuarat tona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!