×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Ushqimet e vjeshtës që duhet të konsumoni për gjallërinë e lëkurës

    Reporteri
    18 Tetor 2023 | 18:29

    Pas temperaturave të larta të verës dhe ekspozimit të madh në diell, lëkura ka nevojë të rimëkëmbet.

    Dëmet e shkaktuara nga dielli dhe larja e tepërt por edhe dehidratimi janë plotësisht të rikuperueshme falë ndryshimit në stilin e jetesës duke iu përshtatur stinës por edhe larmisë në ushqyerje.

    Regjimi ushqimor është hapi më i rëndësishëm për lëkurën e fytyrës.

    6 ushqimet më të mira për lëkurën që mund t’i hani në vjeshtë:

    Patatja e ëmbël

    Patatja e ëmbël është një zhardhok shumë i rëndësishëm për shëndetin. Ajo është e pasur me vitaminat A dhe C të cilat jo vetëm pengojnë puçrrat dhe aknet por edhe ushqejnë fytyrën dhe e mbrojnë atë

    Panxhari

    Panxhari është një burim shumë i pasur i anthocianinës, një antioksidant i fuqishëm që eliminon inflamacionin në lëkurë dhe ngadalëson procesin e plakjes.

    Konsumi i rregullt i panxharit ndihmon edhe në parandalimin e rrudhave.

    Mollët

    Mollët janë shumë të pasura me fibër dhe vitaminë C. Kjo e fundit ndihmon në tonifikimin dhe hidratimin e lëkurës.

    Ajo mbron qelizat e lëkurës dhe përmirëson paraqitjen e jashtme duke penguar shfaqjen e rrudhave.

    Barishtet e egra

    Barishtet e egra janë shumë të pasura me vitaminën E. Kjo ruan nivelin e lagështisë në lëkurë dhe mbron vajrat esencialë të saj të cilat pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

    Farat e kungullit

    Farat e kungullit janë shumë të pasura me zink. Ky mineral është thelbësor për formimin e qelizave të reja por edhe për prodhimin e kolagjenit kaq të nevojshëm për lëkurën.

    Kungulli i verdhë

    Kungulli dhe kungulleshkat janë të pasura me beta karoten. Kjo e fundit ndihmon në normalizimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë por edhe pengon aknet dhe inflamacionin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!