Gjykata holandeze ka urdhëruar qeverinë që të bllokojnë shitjen e pjesëve për aeroplanët F-35 për Izraelin për shkak të shqetësimeve se po përdoren për të shkelur ligjet ndërkombëtare.
Gjykata ka mbajtur anën e grupeve për të drejtat e njeriut, të cilat kanë argumentuar se pjesët e ofruara nga ushtria holandeze po ndihmojnë në shkeljen e ligjeve nga Izraeli në Gaza.
Izraeli ka mohuar se ka kryer krime të luftës në Gaza. Deri më tani në Gaza janë vrarë më shumë se 28 mijë palestinezë.
“Është e pamohueshme se ka rrezik të qartë se pjesët e eksportuara të F-35 janë përdorur për të shkelur ligjet ndërkombëtare”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Apelit në Hagë.
Qeveria holandeze është e detyruar që t’i përmbahet urdhrit brenda shtatë ditësh.
Pjesët e aeroplanëve amerikanë F-35 ruhen në depot në Holandë dhe pastaj transferohen te shtetet tjera, përfshirë Izraelin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.