Real Madridi raportohet se është duke monitoruar formën e Rasmus Hojlundit të Manchester Unitedit dhe të bëjë ofertë për të nëse dështon në transferimin e Kylian Mbappes nga PSG-ja apo Erling Haalandit nga Manchester City.
Klubi nga Madridi pritet ta transferojë Mbappen si lojtar të lirë gjatë verës, ani pse besohet se klubi i tij francez ende nuk i ka humbur të gjitha shpresat që ta bindë atë me kontratë luksoze.
Edhe e ardhmja e Haalandit është cak i spekulimeve dhe Madridi e ka përcjellë për një kohë të gjatë sulmuesin norvegjez, i cili besohet se dëshiron të luajë në Spanjë.
Sipas mediumit Defensa Central, nëse Reali dështon të transferojë Mbappen ose Haalandin, do të kthejë vëmendjen te Hojlundi.
Që prej transferimit të tij nga Atalanta, sulmuesi danez ka realizuar 11 gola dhe dy asistime në 29 paraqitje për Unitedin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.