Chelsea raportohet se admiron punën e kryetrajnerit të Interit, Simone Inzaghi.
Gjatë verës së kaluar, hierarkia e londinezëve vendosi për kontratën dyvjeçare me Mauricio Pochettinon.
Mirëpo gjatë menaxhimit të tij ka pasur shumë raportime për të ardhmen për shkak të formës së dobët që ka kaluar Chelsea këtë sezon.
Ani pse gjendet në pozitën e 11 në tabelën e Premier Ligës, Chelsea në katër ndeshjet e fundit nuk është mposhtur, teksa ka arritur në finalen e EFL Kupës, të cilën e humbi nga Liverppoli dhe momentalisht është në gjysmëfinale të Kupës FA.
Sipas TeamTalk, Chelsea është duke menduar për emërimin e Inzaghit pas punës së shkëlqyer që ka bërë me Interin.
Inzaghi ka regjistruar 99 fitore nga 149 ndeshje, duke fituar dy herë Kupën e Italisë dhe e ka drejtuar Interin deri në finalen e Ligës së Kampionëve për vitin 2023, të cilën e humbi nga Manchester City.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.