Real Madridi raportohet se është larguar nga gara për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.
25-vjeçari konsiderohet si njëri nga mbrojtësit që harkon më së miri.
Qëkur ka debutuar për Liverpoolin, mbrojtësi anglez është paraqitur në 302 ndeshje dhe ka realizuar 18 gola.
Goal.com shkruan se Alexander-Arnold nuk ka gjasa që të largohet nga Liverpooli edhe nëse nuk ka sukses në ndonjërën nga garat.
Besohet se 25-vjeçari fiton 180 mijë funte në javë – shifër shumë më e ulët krahasuar me atë që merr kapiteni Virgil van Dijk.
Mirëpo besohet se anglezi do të kërkonte pagë dukshëm më të lartë nëse do të transferohej në Bernabeu.
Federico Valverde fiton 275 mijë funte në javë, por anglezi do të mund të kërkonte pagë edhe më të lartë sesa kjo e uruguaianit.
Problem tjetër për transferimin e mbrojtësit anglez është edhe ardhja e mundshme e Kylian Mbappes, i cili tani për tani është futbollisti më i paguar në muaj me më shumë se 5 milionë euro nga kontrata me PSG-në.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.