Ekipi i fushatës së Donald Trumpit ka njoftuar se vendimi i gjykatës për ta shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të paguar për heshtjen e aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, i ka ndihmuar shumë në donacione, raporton BBC.
Vetëm Trumpi në një tubim të premten ka thënë se për një periudhë rekorde ka mbledhur 39 milionë dollarë.
Në tubimin në New York, Trumpi i ka kushtuar vëmendje ish-avokatit të tij Michael Cohen, i cili ishte dëshmitari kyç në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Ai ishte avokat dhe po bënte punë të mirë. Më vonë nuk e pëlqeva se çfarë ka bërë”, ka thënë Trumpi.
“Nuk më pëlqeu kur u bëra president dhe ai bëri marrëveshje me kompanitë. Pasi dëgjova, ai kishte shkuar”, ka thënë ish-presidenti.
Ai vazhdimisht ka përsëritur se gjykimi i tij ishte i kurdisur dhe se ekipi është trajtuar padrejtësisht nga gjykatësi.
“Ne donim ndërrim të gjykatësit, na u mohua”, ka thënë ai.
Ndërkaq, prokurorin e Manhattanit e ka cilësuar “të korruptuar”.