×
  • Sport
  • EURO 2024 / EURO 2024

    Kuqezinjtë nisin përgatitjet për ndeshjen vendimtare të grupit

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 18:18

    Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau pas sfidës me Kroacinë, që u luajt një ditë më parë në stadiumin e Hamburgut.

    Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 këtë të enjte me grupin të ndarë në dy pjesë, duke nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B ndaj Spanjës.

    Lojtarët që ishin titullarë ndaj Kroacisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës, ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta bënë stërvitje me ngarkesë të plotë.

    FSHF-ja bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike.

    Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grupin B në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ndaj Spanjës më datë 24 mars në stadiumin e Dusseldorfit, në ora 21:00.

    Për momentin, Shqipëria qëndron në vendin e tretë në tabelë me një pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!