×
  • Sport
  • EURO 2024 / EURO 2024

    Klubi rus i Dakut paralajmëron masa disiplinore ndaj tij

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 22:23

    Klubi i Rubin Kazanit në të cilin luan sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka paralajmëruar masa disiplinore dhe financiare ndaj tij për shkak të sharjeve pas përfundimit të takimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Rubin Kazan ka thënë se pranon përgjegjësinë për atë që ndodhi.

    “Sulmuesi Mirlind Daku i lejoi vetes të bërtitura fyese pas ndeshjes së Euro 2024 për kombëtaren shqiptare kundër Kroacisë”, thuhej në komunikatën zyrtare.

    “Klubi ynë pranon përgjegjësinë për atë që ndodhi. FC Rubin përfaqëson një ekip shumëkombëshe dhe i përmbahet gjithmonë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerjeje për baza kombëtare, fetare apo racore”, thuhej më tej.

    “Pas kthimit në ambientet e klubit, futbollistit do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të zhvillohet edhe me lojtarët e klubit për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!