×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Përvjetori i Banjskës

    Ambasadori i BE-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

    Reporteri
    24 Shtator 2026 | 13:24

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka bërë homazhe sot për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e vrasjes së tij në sulmin e armatosur në Banjskë.

    Schuebel ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Bunjakut.

    “Mendimet e mia janë me më të dashurit e tij”, ka thënë Schuebel.

    Ai ka theksuar se BE-ja vazhdimisht ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin të japin llogari.

    Schuebel ka shprehur gjithashtu keqardhje që Serbia, sipas tij, ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave që ndodhen në Serbi.

    “BE-ja ka bërë thirrje vazhdimisht që përgjegjësit për sulmin të japin llogari dhe shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata që ndodhen në Serbi”, ka thënë Schuebel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!