×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi

    Dyshohet se i shkaktoi mbi 15 milionë Euro dëm shtetit, aktakuzë ndaj Naser Hafizit

    Reporteri
    01 Tetor 2026 | 15:50

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj Naser Hafizit për tri vepra penale: ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, dhe një aktakuzë ndaj I.B për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Në njoftim shtohet se, dyshohet që Hafizi gjatë viteve 2021-2023., në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, dhe me qëllim që operatorëve ekonomikë të caktuar, ambalazhues të ujit, t’u mundësojë përfitime pasurore të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumën e përgjithshme prej 15.752.486,07 euro.

    Njoftim:

    Aktakuzë ndaj N.H. për disa vepra penale

    Prishtinë, 01 tetor 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit N.H. për tri vepra penale: ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, dhe një aktakuzë ndaj I.B për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas aktakuzës, N.H. gjatë viteve 2021-2023., në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, dhe me qëllim që operatorëve ekonomikë të caktuar, ambalazhues të ujit, t’u mundësojë përfitime pasurore të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumën e përgjithshme prej 15.752.486,07 euro.

    I pandehuri akuzohet se, nuk i ka dërguar të gjithë operatorët ekonomikë në vlerësim të Grupit punues Ministror. Ndërsa, pas pranimit të raportit nga ky grup, N.H operatorët me qëllim të favorizimit i ka selektuar në tri grupe, duke u mundësuar që detyrimet financiare të përcaktoheshin mbi bazën e raportimeve të tyre të paverifikuara.

    Po ashtu, i pandehuri nuk i ka zbatuar vlerësimet e Grupit punues, në caktimin e borxheve të operatorëve, duke i zvogëluar detyrimet financiare për shfrytëzimin e ujit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!