×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi flet për armën që ju gjet në Dubravë

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 22:39

    Ish i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi para pesë ditësh ishte vërsulur drejt zyrtarëve shtetërorë dhe më pas Policia e Kosovës konfirmuan se ai në tubim kishte shkuar i armatosur.


    Për këtë ka folur Kabashi i cili ka pranuar se ka pasur armën në kerr por nuk ka pasur ndonjë qëllim.

    “Pa leje ka qenë arma. Atë ditë e mora makinën, arma s’ka qenë naj qëllim, se me kanë e di Njazia (Kryeziu) e Demiri (Limaj), kur t’ia qet sytë llullë. Kurr s’kanë reagu kur kam shkru. Në burg e kanë bërë plan në Nish kur u kry lufta se kush ka me u bo ambasador”, ka deklaruar Kabashi në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka treguar se pas incidentit në Dubravë është arrestuar për 48 orë.

    “M’i dhanë nja dy ditë, më dërguan në Istog”, ka deklaruar Kabashi.

    Policia kishte konfirmuar se arma e Kabashit ishte pa leje.

    Shefqet Kabashi tregon pse bëri problem para disa ditësh në Dubravë

    Kabashi shkoi i armatosur në ceremoninë për masakrën e Dubravës, policia i gjen një armë

    “Na e keni marrë bukën” – pamje nga momenti kur Kabashi përplaset me zyrtarët e burgut në Dubravë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!