×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Bukëpjekësi kosovar detyrohet ta lëshojë Serbinë, pasi që e bëri shqiponjën!

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 14:59

    Pasditën e së shtunës dhjetëra banorë të një lagjeje në Beograd, protestuan para një furre të bukës, shkaku i protestës ishte që njëri nga punëtorët kishte postuar një fotografi ku shihej duke bërë shqiponjën me duar.


    Protestuesit serbë mbanin letra me hartën e Kosovës nën flamurin serb, dhe prej aty bënin thirrje se “harmonia është disfatë e djallit”.

    “Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. “Harmonia është disfatë e djallit”, thuhet më tej aty.

    Pos këtyre veprimeve protestuesit në shenjë nënçmimi ndaj shqiptarëve musliman brenda furrës e hodhën një kokë të derrit.

     

    Pasi u qetësua situata, pronari i furrës Sun Duraj, postoi një video ku ju kërkoi falje të gjithëve dhe se punëtori i tij, Florimi që kishte bërë shqiponjën është kthyer në Kosovë, shkruan Telegraf.rs.

    “Unë jetoj këtu dhe punoj për tetë vjet, nuk dua të kem ndonjë problem me fqinjët e mi. Ky është vendi im dhe populli im. Fëmijët e mi kanë lindur këtu në Beograd. Kur mësova për fotografinë, fillova të pretendoj të largohem nga kjo foto. Florimi më vonë u kthye në Kosovë.”, ka thënë Duraj.

    Pronari i furrës ka mohuar se ai vet do të largohet nga Beogradi dhe se do të vazhdoj të punoj aty.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!