Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyqi, ka thënë se para se ta propozonte projektligjin, paraprakisht kishte biseduar me të gjitha partitë politike në Kuvend, përveç Listës Serbe dhe të gjitha ishin pajtuar që të votohet ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së. Por, kjo nuk ndodhi.
“Me iniciativën time kam takuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvend, flas për të gjitha grupet parlamentare në Kuvend dhe komunitetin jo-shumicë 6+. Në tryezë kanë qenë edhe shoqatat e dala nga lufta. Kemi biseduar për arsyeshmërinë e ligjit, se sa është i arsyeshëm ky ligj. Kemi pasur vërejtje dhe dyshime të vogla rreth amendamenteve të caktuara. Por, jemi pajtuar dhe dakorduar me të gjitha partitë politike”, është shprehur Bytyqi.
Tutje, ai tha se kjo është e pakuptueshme pse ndodhi që të mos votohet ligji në Kuvend.
“Është e pakuptueshme dhe e pabesueshme ajo çka ndodhi sepse kemi pasur dakordim me të gjitha subjektet politike që janë në Kuvend përvec Listës Serbe”, ka thënë Bytyqi në T7.
“Është e vështirë ta kuptoj se si deputetët tanë nuk janë në gjendje të hyjnë në sallën e Kuvendit, një pjesë dërmuese e tyre ishin në korridore, një pjesë në bufe dhe një pjesë brenda. Nuk tentuan as të votojnë, s’ka lidhje qëndrimi. Në këtë rast, me mosvotimin e tyre ky projektligj po vazhdon të shtyhet”, shtoi Bytyqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.