×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Diplomati rus largohet nga spitali i Mitrovicës, niset për shërim në Beograd

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 14:56

    Me automjetin e ambulancës është larguar nga spitali i Mitrovicës, diplomati rus Mikhail Krasnoschenko, i cili ishte munduar të pengojë aksionin e së martës në veri të Kosovës.


    Rusi u shoqërua nga një ekip  i plotë mjekësor gjersa para spitalit po e prisnin tri automjete të OKB-së.

    Siç shkruan gazeta serbe Kurir, Krasnoschenko u nis sot drejt Beogradit ku do të marrë trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor, transmeton Reporteri.net.

    Mikhail Krasnoschenko ishte arrestuar gjatë së hënës nga policia e Kosovës, për t’u liruar më pas. Për arrestimin e tij kishte reaguar menjëherë misioni i UNMIK-ut në Kosovë të cilët kishin kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Burim Ramadani, ngriti dyshime se në të kaluarën diplomati rus mund të ketë qenë agjent rus. /Reporteri.net

     danas od srpskog saniteta preuzelo ambulantno vozilo UN.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!