×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjykata Speciale fton ish-eprorin e Zonës së Llapit

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 11:52

    Gjykata Speciale sot ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 


    Për intervistim është ftuar Sali Mustafa, që në kohë të luftës kishte qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

    Kështu ka bërë të ditur kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se të gjithë të ftuarit do të dalin faqebardhë, shkruan Reporteri.net.

    Shkrimi i plotë:

    Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Sali Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.
    Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!