×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Helmimi çrregullon procesin e verifikimit të votave

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 8:44

    Procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia është stopuar dje si pasojë e helmimit të 26 zyrtarëve të KQZ-së, të cilëve menjëherë pas hapjes së zarfeve të ardhura nga shteti serb u është shkaktuar alergji në duar e në fytyrë.


    Nga KQZ-ja kanë thënë se ende nuk e kanë të qartë se çka saktësisht ndodhi të dielën.

    Mbi 20 persona dyshohet se janë helmuar si pasojë e kundërmimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia.

    Disa prej tyre, në mesin e të cilëve edhe dy gra shtatzëna, gjatë ditës së djeshme kanë pësuar alergji nëpër duar dhe fytyrë, me ç’rast janë shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së për trajtim mjekësor.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) është thënë se gjendja e përgjithshme e personave të hospitalizuar është stabile.

    Daka tregon se çfarë do të ndodhë me zarfet e ardhura nga Serbia

    Sidoqoftë, pas tërë këtij rasti është marrë vendim që procesi i verifikimit të votave të pezullohet për një kohë të pacaktuar.

    Përfaqësues të LVV-së kanë thënë se autoritetet shtetërore të Kosovës duhet t’i hetojnë shkaqet e helmimit, ashtu siç duhet të hetohen edhe pakot e ardhura nga Serbia.

    Këto pako sipas tyre kanë ardhur në mënyrë të kundërligjshme në Kosovë.

    Pavarësisht këtyre, zyrtarë të KQZ-së siguruan qytetarët se nuk do të preket integriteti zgjedhor, pavarësisht asaj që ndodhi të dielën, shkruan “Zëri”.

    Në kohën kur është duke vazhduar procesi i rinumërimit të votave në disa vendvotime KQZ-ja ka marrë vendim që t’i refuzojë mbi 4500 pako me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!