×
  • Lajme
  • Pa kategori

    9 raste të reja me coronavirus në Shqipëri, në total 998 të infektuar

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 11:46

    Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 9 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, duke e çuar në 998 numrin total të të infektuarve.


    Rastet e reja janë zbuluar në: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër.

    Sipas specialistes së Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi, aktualisht në spitalin Infektiv janë 15 pacientë të shtruar.

    Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

    Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!