×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Konjufca e shkarkon nga detyra e Konsullit në Tiranë edhe nipin e Sami Lushtakut

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 15:06

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka shkarkuar sot nga detyra konsujt e Republikës së Kosovës e mes tyre edhe nipin e Sami Lushtakut, Festimin.


    Festim Lushtaku ishte konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri. Lushtaku ka marrë këtë detyrë nga Behgjet Pacolli marrë në fund të 2019’s.

    Vendimi i Pacollit mban datën 2 nëntor 2019, dhe në të parashihet që Lushtaku të niste punën në Tiranë që nga 15 nëntori.

    Emërimi i tij u prit me shumë kritika, ku raportohej se nuk kishte shkollimin adekuar për këtë detyrë, mirëpo pas tyre kishte reaguar Sami Lushtaku duke hedhur poshtë sipas tij të gjitha ato spektulime.

    Lushtaku shkroi në Facebook se nipi i tij ka të kryer shkollim të lartë pa dhënë ndonjë detaj dhe ishte vendimi i MPJ-së, për transferimin e tij në Shqipëri.

    “Festimi ka lindur dhe është rritur në Shtutgart të Gjermanisë dhe atje ka kryer shkollimin e lartë. Përveç gjuhës amtare, flet shkëlqyeshëm gjuhën gjermane dhe angleze. Për shumë vjet ka punuar në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, prej nga është transferuar në Shqipëri, pas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila i bën politikat në bazë të nevojave të saj”, ka thënë Lushtaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!