×
  • Lajme
  • Pa kategori

    “Arrestoni Vuçiqin” – foto të dhunës e protestuesve të përgjakur në Beograd pushtojnë mediat

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 8:36

    Protesta masive kanë shpërthyer mbrëmë në Beograd pasi qindra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar vendosjen e orës policore për shkak të pandemisë.


    Protesta para Kuvendit  u shndërrua në disa orë konflikti midis demonstruesve dhe policisë në qendër të qytetit. Nga të dy palët në mediat serbe u raportua për të lënduar, transmeton Reporteri.

    Protestat pasuan pas fjalimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Para Kuvendit të Serbisë, pak para orës 1.30 pas mesnatës, arritën disa patrulla policie me furgonë policie, minibusë. Të paktën 10 makina policie dolën para parlamentit.

    Në një moment, protestuesit arritën të hynin në Parlament, por ata u dëbuan shumë shpejt. Ndaj disa prej tyre raportohet se është ushtruar edhe unë.

    Policia  ka përdorur edhe gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën.

    Protestën nuk e ka organizuar zyrtarisht opozita serbe, por e ka përkrahur atë, duke e bërë qeverinë fajtore për vdekjet e shumta që ndodhën në Serbi nga COVID-19 vetëm në ditën e fundit.

    Kujtojmë se dje presidenti serb Aleksandër Vuçiq njoftoi se do zë vendoset ora policore gjatë vikendit për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!