×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Policët e lënduar në aksionin në veri në gjendje të mirë shëndetësore

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 13:03

    Nga spitali i Kirurgjisë në Mitrovicë kanë dhënë detaje për gjendjen e policëve të plagosur gjatë aksionit të sotëm të policisë në veri të Kosovës.


    Specialisti i kirurgjisë në spitalin e Mitrovicës, Vehbi Leku ka thënë se aty aktualisht janë të shtrirë katër policë dhe dy qytetarë protestues, njëri prej tyre i nacionalitetit serb.

    Leku ka thënë se për momentin gjendja shëndetësore e të lënduarve është e mirë dhe stabile, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit kishte plagë në fytyrë dhe në regjionin e brinjëve, mirëpo pas trajtimit mjekësor gjendja e tij është stabilizuar.

    Leku ka thënë se një nga pjesëtarët e policisë së Kosovës nga Gjakova me kërkesë të familjarëve është dërguar në Gjakovë për trajtim, ku është trajtuar në mënyrë adekuate.

    Ai ka thënë se është trajtuar edhe në serb, i cili ka ardhë me lëndime dhe i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

    Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion të gjerë në nivel vendi, të përqendruar në veri të Kosovës, ku ka arrestuar dhjetëra serbë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe kontrabandë.

    Policia e Kosovës edhe pse është përballur me rezistencë nga ana e serbëve në Zubin Potok, në aksionin e tyre për arrestimin e disa personave të përfshirë në kontrabandë dhe krim të organizuar, ka arritur që të kryejë aksionin me sukses. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!