×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Urimi i Haradinajt për vizat, Mustafa: S’e di nga vjen ky disponim i kryeministrit

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 21:31

    Pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur sot, kryeministri Ramush Haradinaj uroi edhe njëherë për vizat, ku tha se Gjermania e ka thënë “po”-në e menjëhershme për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

    Por ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se do ishte mire të ndodhte kjo pasi kosovarët pa të drejtë po mbesin të izoluar, por është skeptik se kjo mund të ndodh.

    “Kemi pasur deklarime mjaft kundërthënëse edhe nga njerëzit që e kanë përfaqësuar Kosovën ne Samit. Tani nuk e kam të qartë se nga vjen ky disponim i kryeministrit, do të ishte shumë mirë sepse është fatale të shohësh qytetaret të presin te dyert e ambasadave, unë uroj që të ndodhë. Përderisa mos të shoh që edhe vendet tjera si Holanda, Belgjika, Franca, ta përkrahin këtë proces, atëherë nuk mund t’i aplaudoj, do t’i aplaudoja në momentin që ndodh sepse do t’i gëzohesha shumë”, tha Mustafa në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Për dallim nga Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi pas përfundimit të Samitit të Berlinit në një konferencë për media kishte deklaruar se qëndrimi i liderëve të Ballkanit për temën e vizave është zhgënjyes.

    “Ka qenë një takim jazhtëzakonisht i rëndë, për të gjithë ne që kemi qenë pjesëmarrës, në veçanti në ballafaqimin që delegacioni i Kosovës ka pasur me atë të Serbisë. Nuk mund të themi që ky takim don rezultat konkret. Kemi theksuar qartë se Kosovës i duhet patjetër vendimi për liberalizimin e vizave, e meritojmë, i kemi implementuar të gjitha kriteret. Nëse diçka e tillë nuk ndodhë në të ardhmen e afërt do të jetë zhgënjim për qytetarët e Kosovës. Sonte kishte paqartësi sa i përket këtij procesi, që është një zhgënjim për Kosovën”, ka thënë ai.

    Haradinaj: Urime liberalizimi i vizave!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!