Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2014, Elvis Pista, ende nuk dihen motivet dhe kryerësit e vrasjes.
Nëna e tij, Hidija Pista, vazhdon që ta kujtojë me mall djalin e vetëm që i vranë.
Ajo shprehet e zhgënjyer me institucionet e drejtësisë, pasi që për 5 vjet nuk është zbuluar asnjë gjurmë për vrasjen e djalit.
Pista më tutje, tregon se për këto vite, askush nuk u interesua për të, madje as anëtarët e partisë në të cilën ishte Elvis Pista.
E Prokuroria Themelore e Gjakovës lidhur me rastin, është përgjigjur vetëm me dy fjali.
“Rasti i vrasjes së Elvis Pistës është ende në hetime. Ju lajmërojmë për veprimet e reja, lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Elvis Pista atëherë 34 vjeç, posa kishte dal nga restoranti bashkë me bashkëshorten dhe shokun i cili ishte po ashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, është qëlluar në shpinë dhe sipas raporteve zyrtare, ai ka marrë katër plumba nga një largësi pesë metërshe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.