×
  • Lajme
  • Pa kategori

    AAK mban konferencë, tregon pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 13:11

    Në zyrat e AAK-së është mbajtur një konferencë për media.


    Në emër të koalicionit AAK-PSD ka folur Blerim Kuçi, i cili ka thënë se sipas matjeve të komisionerëve të këtij koalicioni deri në ora 11:00 kanë dalë në votime 9.32 për qind e qytetarëve të vendit.

    Po ashtu, Kuçi ka thënë se nuk është shënuar ndonjë incident i madh.

    “Procesi zgjedhor është duke shkuar pa ndonjë problem të madh. Ka ndonjë vrejtje të vogël, por s’është gjë e madhe.

    Dalja deri në ora 11:00 9.32 për qind, sipas komisionerëve të koalicionit AAK-PSD”, ka thënë Kuçi nga konferenca e drejtpërdrejtë.

    Kuçi lutur qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje.

    Po ashtu, deri në fund të procesit zgjedhor ai ka thënë se do të mbahen edhe disa konferenca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!