×
  • Lajme
  • Pa kategori

    AAK-PSD mbyll fushatën zgjedhore në Gjakovë, palestra e stërmbushur nuk i zë gjithë përkrahësit

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 19:06

    Koalicioni AAK-PSD sonte ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, në Gjakovë.


    Në këtë tubim, në Palestrën Shani Nushi, kanë marrë pjesë një numër jashtëzakonisht i qytetarëve dhe madje nuk ka pasur hapësirë për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje.

    Në sallën e stërmbushur, kanë mbajtur fjalim Ardian Gjini, Shpend Ahmeti dhe i nominuari për Kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj theksoi se ky tubim sonte po e vulos fitoren e koalicionit AAK-PSD dhe konceptit 100% shtet, si koncepti më i mirë për Kosovën.

    Tashmë, nga nesër partitë politike do të jenë në heshtje zgjedhore kurse të dielën, në 6 tetor nga ora 07:00 hapen vendvotimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!